Albania Raport i përditësuar i Agjendës së Reformave: Monitorimi i Reformave

Përditësimi mbi Agjendën e Reformave: Monitorimi Pilot i Reformave është i pari në serinë e raporteve kombëtare të monitorimit në kuadër të projektit të Monitorimit të Reformave.

Përditësimi i parë mbi Agjendën e Reformave: Monitorimi Pilot i Reformave është një përditësim paraprak i menduar më shumë si një përmbledhje e shkurtër (paralajmëruese!), se sa si një vlerësim i detajuar. Ndërkohë që ekipi i projektit po piloton qasjen metodologjike dhe treguesit, zhvillimet e mëtejshme të politikave në javët në vijim mund të sjellin ndryshime në statusin e reformave që janë aktualisht në pritje. Shtetet kanë edhe një muaj për të bërë progres të mëtejshëm në përmbushjen e afateve të qershorit 2025. 

Monitorimi ndjek zbatimin e hapave të përzgjedhur nga Agjendat e Reformave. Hapat e përzgjedhur janë të organizuar në të ashtuquajturat “domene politikash” që bien brenda fushave të politikave dhe nën-fushave të Agjendave të Reformës. “Domenet e politikave”  janë zhvilluar si një tjetër shtresë e identifikimit të reformave dhe kodimit të hapave të reformave nga ekipi i projektit. Kjo qasje është zgjedhur me qëllim që të vihet fokusi tek hapat e reformave të përbashkëta
në të gjithë rajonin e BP-së dhe për të mundësuar analiza, referime dhe krahasime në nivel rajonal, duke pasur parasysh burimet njerëzore në dispozicion dhe ekspertizën tematike të rrjetit TEN. Për më shumë informacion rreth aspekteve metodologjike dhe procesin e përzgjedhjes së hapave të reformave, shih shënimin metodologjik

Përditësimi Pilot mbi Agjendën e Reformave ndjek një strukturë të harmonizuar me metodologjinë e Monitorimit të Reformave, duke mbuluar: (1) Përmbledhjen ekzekutive; (2) pajtueshmërinë procedurale sipas RGF-së; (3) statusin e zbatimit të hapave të reformave sipas domeneve të politikave; dhe (4) narrativën dhe analizën e ecurisë dhe sfidave kyç. Çdo pjesë ofron një pasqyrë të përgjithshme të ecurisë dhe pengesave që lidhen me zbatimin e Agjendës së Reformave në Shqipëri.

Ju lutemi të merrni në konsideratë se data e fundit e mbledhjes dhe vlerësimit të të dhënave për këtë përditësim ka qenë 30 qershor 2025. Zhvillimet që do të ndodhin pas kësaj date nuk do të pasqyrohen në këtë raport, por do të merren parasysh në përditësimet pasardhëse.

RA_Pilot-Reform-Monitor_Albania_First-Semester-2025_As-of-June-2025_alb.-version

Download

Kosova Raport i përditësuar i Agjendës së Reformave: Monitorimi i Reformave

Ky Raport i Përditësuar i Agjendës së Reformave: Monitorimi i Reformave është i pari në serinë e raporteve kombëtare të monitorimit në kuadër të projektit për Monitorimin e Reformave (Reform Monitor).

Ky Raport i Përditësuar i Agjendës së Reformave: Monitorimi i Reformave është përditësim preliminar i hartuar si një pasqyrë e shkurtër (vërejtje!) e mesit të semestrit dhe jo si një vlerësim i detajuar. Gjersa ekipi i projektit po e piloton qasjen metodologjike dhe treguesit, zhvillimet e mëtejshme të politikave në javët në vijim mund ta ndryshojnë statusin e reformave që aktualisht janë në pritje. Shtetet kanë edhe një muaj kohë për të bërë progres të mëtejshëm për t’i përmbushur afatet e qershorit 2025.

Monitorimi i Reformave ndjek zbatimin e hapave të përzgjedhur të reformës nga Agjendat e Reformës. Hapat e përzgjedhur të reformës janë të organizuar në të ashtuquajturat “domene politikash” që bien brenda fushave të politikave dhe nën-fushave të Agjendave të Reformës. Këto “domene politikash” zhvillohen duke u bazuar në një nivel shtesë të identifikimit të reformës dhe kodimit të hapave të reformës nga ekipi i projektit. Kjo qasje është zgjedhur me qëllim që të vihet fokusi tek hapat e reformës të përbashkët në të gjithë rajonin e BP dhe për të mundësuar analiza, referime dhe krahasime në nivel rajonal, duke pasur parasysh burimet njerëzore në dispozicion dhe ekspertizën tematike të rrjetit TEN. Për informata në lidhje me aspektet metodologjike dhe procesin e përzgjedhjes së hapave të reformës, shih draftin me të dhëna mbi metodologjinë.

Ky Raport i Përditësuar i Agjendës së Reformave ndjek një strukturë të harmonizuar me metodologjinë e Monitorimit të Reformave, dhe përfshinë: (1) një Përmbledhje Ekzekutive të nivelit të lartë; (2) pajtueshmërinë procedurale sipas RGF-së; (3) statusin e zbatimit të hapave të reformës për çdo domen politikash; dhe (4) narrativën dhe analizën e progresit dhe sfidave kryesore. Çdo pjesë ofron një pasqyrë të përgjithshme të progresit dhe pengesave që lidhen me zbatimin e Agjendës së Reformave në Kosovë.

Ju lutemi vini re se data e fundit për mbledhjen dhe vlerësimin e të dhënave për këtë përditësim është 31 maj 2025. Zhvillimet që ndodhin pas kësaj date nuk pasqyrohen në këtë raport, por do të merren parasysh në përditësimet pasuese.

RA_Pilot-Reform-Monitor_Kosovo_First-Semester-2025_As-of-May-2025_alb-version

Download