Kosova Raport i përditësuar i Agjendës së Reformave: Monitorimi i Reformave

Ky Raport i Përditësuar i Agjendës së Reformave: Monitorimi i Reformave është i pari në serinë e raporteve kombëtare të monitorimit në kuadër të projektit për Monitorimin e Reformave (Reform Monitor).

Ky Raport i Përditësuar i Agjendës së Reformave: Monitorimi i Reformave është përditësim preliminar i hartuar si një pasqyrë e shkurtër (vërejtje!) e mesit të semestrit dhe jo si një vlerësim i detajuar. Gjersa ekipi i projektit po e piloton qasjen metodologjike dhe treguesit, zhvillimet e mëtejshme të politikave në javët në vijim mund ta ndryshojnë statusin e reformave që aktualisht janë në pritje. Shtetet kanë edhe një muaj kohë për të bërë progres të mëtejshëm për t’i përmbushur afatet e qershorit 2025.

Monitorimi i Reformave ndjek zbatimin e hapave të përzgjedhur të reformës nga Agjendat e Reformës. Hapat e përzgjedhur të reformës janë të organizuar në të ashtuquajturat “domene politikash” që bien brenda fushave të politikave dhe nën-fushave të Agjendave të Reformës. Këto “domene politikash” zhvillohen duke u bazuar në një nivel shtesë të identifikimit të reformës dhe kodimit të hapave të reformës nga ekipi i projektit. Kjo qasje është zgjedhur me qëllim që të vihet fokusi tek hapat e reformës të përbashkët në të gjithë rajonin e BP dhe për të mundësuar analiza, referime dhe krahasime në nivel rajonal, duke pasur parasysh burimet njerëzore në dispozicion dhe ekspertizën tematike të rrjetit TEN. Për informata në lidhje me aspektet metodologjike dhe procesin e përzgjedhjes së hapave të reformës, shih draftin me të dhëna mbi metodologjinë.

Ky Raport i Përditësuar i Agjendës së Reformave ndjek një strukturë të harmonizuar me metodologjinë e Monitorimit të Reformave, dhe përfshinë: (1) një Përmbledhje Ekzekutive të nivelit të lartë; (2) pajtueshmërinë procedurale sipas RGF-së; (3) statusin e zbatimit të hapave të reformës për çdo domen politikash; dhe (4) narrativën dhe analizën e progresit dhe sfidave kryesore. Çdo pjesë ofron një pasqyrë të përgjithshme të progresit dhe pengesave që lidhen me zbatimin e Agjendës së Reformave në Kosovë.

Ju lutemi vini re se data e fundit për mbledhjen dhe vlerësimin e të dhënave për këtë përditësim është 31 maj 2025. Zhvillimet që ndodhin pas kësaj date nuk pasqyrohen në këtë raport, por do të merren parasysh në përditësimet pasuese.

RA_Pilot-Reform-Monitor_Kosovo_First-Semester-2025_As-of-May-2025_alb-version

Download