Kosovë: Raport i përditësuar i Agjendës së Reformave Semestri i 2-të, 2025

Ky botim është pjesë e serisë “Raport i përditësuar i Agjendës së Reformave”, raporte kombëtare monitorimi që përcjellin zbatimin e Agjendave të Reformës si pjesë e Instrumentit për Reformë dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor, në kuadër të projektit për Monitorimin e Reformave.

Analiza i “Raporteve të përditësuara të Agjendës së Reformave” përqendrohet në progresin e zbatimit të detyrimeve specifike të vendit sipas IRRr-së. Monitorimi kryhet përmes një sërë treguesish proceduralë, të zbatimit të reformës dhe financiarë. Thelbi i ushtrimit të monitorimit është gjurmimi i progresit të reformave me afate të përcaktuara, duke vlerësuar statusin e zbatimit të tyre bazuar në provat që janë në dispozicion publikisht dhe dokumentacionin zyrtar të marrë nga autoritetet kombëtare, dhe, kur është e nevojshme, të plotësuar me informata nga institucione të pavarura dhe burime të shoqërisë civile. Vëmendje ndërsektoriale i kushtohet pjesëmarrjes dhe transparencës së akterëve.

Ushtrimi i monitorimit mbulon reforma të përzgjedhura të organizuara në të ashtuquajturat “fusha të politikave“, të krijuara duke koduar nënfushat e harmonizuara të politikave në Agjendat e Reformave. Fushat e zgjedhura të politikave, të cilat mundësojnë analiza në nivel rajonal, përcaktimin e standardeve dhe krahasueshmërinë, mbështeten nga burimet njerëzore në dispozicion dhe ekspertiza tematike e rrjetit TEN.  

Për detaje metodologjike dhe procesin e përzgjedhjes së hapave të reformës, shih dokumentin e draftit të metodologjisë në këtë link.

Raporti i përditësuar i Agjendës së Reformave është strukturuar si më poshtë. Gjetjet dhe rekomandimet kryesore ofrojnë një përmbledhje të nivelit të lartë. Kapitujt mbi Marrëveshjet Ligjore dhe Institucionale dhe Kërkesat dhe Lëshimin e Fondeve monitorojnë progresin e përgjithshëm në aspektet procedurale dhe financiare të zbatimit të Agjendës së Reformave. Kapitulli i fundit, Reformat në Fokus: Domenet e politikave të Monitorimit të Reformave, ofron gjetje të pavarura të monitorimit mbi reformat e zgjedhura. Këtu, secili kapitulln ofron një pasqyrë narrative të progresit dhe pengesave në zbatimin e Agjendës së Reformave për Kosovën.

Data e fundit për mbledhjen dhe vlerësimin e të dhënave për këtë raport të përditësuar është 31.12.2025. Zhvillimet e mëtejshme të politikave mund të ndryshojnë statusin e reformave që aktualisht janë në pritje dhe do të pasqyrohen në raportet vijuese.

Këto përditësime monitorimi nuk e zëvendësojnë rolin formal të vlerësimit që bart Komisioni Evropian.

RA_Pilot-Reform-Monitor_2nd-Semester-2025_kosovo_alb-version

Download